Transmetuar më 28-01-2023, 11:29

Një grup oficerësh në Tennesee të ShBA goditën me shkelma dhe grushtë të riun Tyre Nichols, teksa ai ishte i shtrirë përtokë, duke thirur nënën e tij, goditje këto që çuan në humbjen e jëtës së tij në datën 7 Janar.

E gjithë kjo ngjarje, e cila ndodhi disa dhjetëra metra shtëpisë së nënës së viktimës, është pasqyruar në një filmim qe u bë publik të Premten mbrëma.

Gjatë videos vihet re se dëmtimi i viktimës ishte të rënda, dhe ambulanca mbërriti në vendngjarje pas më shumë se 20 minutash nga ushtrimi i dhunës.

Incidenti nisi kur dy oficerë të policisë e ndaluan viktimën në një ndalesë trafiku, dhe pas në shkëmbimi verbal dhe perpjekjes fizike për të ikur, oficerët ushtruan dhunë. Viktima gjatë videos nuk eshtë përpjekur të kundërshtojë

Autoritetet kanë bërë thirje për qetësi, pas zërave që kanë bërë thirje për protesta. Për policët dhunues janë ngritur akuzat përkatëse.

Departamenti i policise se Memphis deklaroi se autorët kanë shkelur një sërë regulloresh gjatë ushtrimit të detyrës.