Transmetuar më 28-01-2023, 11:33

Leo Messi mundi Kylian Mbappé në finalen e Kupës së Botës 2022, më 18 dhjetor. Edhe tani, ylli argjentinas është rikthyer për ta konfirmuar dominimin e tij te PSG.

Ai e ka imponuar veten me një epërsi të dukshme në votimin e gazetës angleze "The Guardian", e cila ka organizuar sondazhin për lojtarin më të mirë të vitit 2022.

Kapiteni i ekipit kombëtar argjentinas mori 76% të votave në total, duke qenë fituesi i një votimi që tashmë ka nisur 10 vite më parë. Mbappé u kuotua me 13%, pak më shumë se bashkatdhetari i tij Karim Benzema, i cili mori 10% të votave në total.

Në nivel klubi, Manchester City përfaqësohet me 12 lojtarë në mesin e 100 më të votuarve, duke tejkaluar Real Madirdin (11), Liverpool (9), Bayern Munich (8), Barça, Manchesteër United, Milan, PSG dhe Tottenham (5).

Në nivel vendi (kombëtareje), Brazili (me 14 lojtarë) i është imponuar Francës (12), Argjentinës (11), Anglisë dhe Gjermanisë (9).