Transmetuar më 28-01-2023, 14:12

Në fillim të javës, Netflix njoftoi se sezoni i dytë i ‘Soy Georgina’, ku interpreton Georgina Rodríguez, do të nisë marsin e ardhshëm.

Pamje të reja dhe qilima të kuq, udhëtime me avionë privatë, kohë familjare ose takime me miqtë janë vetëm disa nga gjërat që do të shohim përsëri nga marsi.

Dhe, padyshim, Georgina do të lërë përsëri fraza ikonike siç janë ato që mund të dëgjohen tashmë në trajler: “Jam shumë e lumtur për karrierën dhe ndikimin global, nuk më intereson nëse e kanë këtë edhe Rihanna me Beyonce. Fundja, unë jam Georgi”.

Akuzat e motrës – Çifti Cristiano Ronaldo-Georgina Rodriguez, gjithmonë në qendër të vëmendjes. Këtë herë zhurma vjen nga Castellón në Spanjë, direkt nga Patricia Rodriguez, motra e Georgina nga ana e babait të saj.

Patricia mbeti e vetme në moshën 11-vjeçare për shkak të arrestimit të babait të saj. Një fëmijëri e karakterizuar nga shumë mangësi emocionale dhe vështirësi të dukshme ekonomike. Tani Patricia jeton në Castellón dhe është nënë e 3 fëmijëve.

Shtëpia ku ajo jeton nuk ofron kushedi çfarë rehatie, përkundrazi. Kuzhina shërben si dhomë gjumi me dy dyshekë të hedhur në dysheme. Nëse bie shi, dhoma e ndenjes përmbytet dhe për të gatuar, Patricia i kërkon ndihmë vjehrrës ose fqinjës së saj.

Me pak fjalë, kushtet në të cilat jeton motra e Georgina janë dukshëm të pasigurta dhe të vështira. Kontakti i fundit i Patricias me motrën e saj ishte tri vite më parë, që atëherë të dyja nuk kanë pasur lidhje. “Nuk e di nëse kanë turp për mua.

Më dhemb shumë të shoh veten në këto kushte dhe të vërej që nuk kam asnjë rëndësi për motrën. Për të nuk ekzistoj fare. Nuk kam para as të blej librat e shkollës për fëmijët e mi, nuk më ndihmojnë”, – ka rrëfyer Patricia.