Transmetuar më 28-01-2023, 15:48

Skandali me Wanda Narën dhe Keita Balde vazhdon. Në fakt, gazetari spanjoll Jordi Martin, gjatë programit “Intrusos”, ka publikuar një audio të ish-sulmuesit të Lazios dhe Interit, dërguar showgirl-it argjentinas:

“Kam vuajtur shumë në këtë periudhë pa mundur të di si jeni. Ju jeni një grua e mrekullueshme, me të vërtetë. Ju keni një zemër të pabesueshme. Nëse shoh njerëz që flasin keq për ju ose shpikin gjëra, i urrej, sepse nuk më pëlqen dhe nuk është e vërtetë. Jo të gjithëve iu jepet mundësia të bëhen njeri i mrekullueshëm siç je ti, me zemër kaq të mirë që ke".

Edhe pse Mauro Icardi siguroi se ishte Keita Baldé ai që i dërgoi mesazhe Wanda Narës, gazetari Jordi Martín shpjegon se si ishte vetë sipërmarrësja që konfirmoi marrëdhënien me futbollistin: "Mauro Icardi zbuloi të vërtetën duke parë kamerat e sigurisë dhe kontaktoi Simona (ish e dashura e Keita Balde). Edhe ajo nuk dëshiron ta shohë realitetin.

Kur Icardi i thotë ‘je një qyqe e llastuar’ është sepse sado prova të ketë marrë Simona në telefonin e saj, ajo nuk mundi të reagojë. Simona ka marrë fotot nga Dubai të burrit të saj me Wanda Nara, i pashë edhe unë ato foto. Pashë Wanda Narën në një dhomë me Keita. Udhëtimi i Wandës u pagua nga Balde. Ai e ftoi Wandën. Icardi mësoi se Wanda dhe Keita ishin takuar në një hotel në Dubai”.

Ja versioni i Icardit, përmes fjalëve të Guido Záffora: “Kam folur me Mauron, është i befasuar. Ai më konfirmoi se kjo audio nuk është e tanishme. Keita i ka shkruar për një kohë të gjatë. Ai më thotë se ka ditur për komentet, audion, fotot dhe se Wanda ia tregoi të gjitha". Interesimi i lojtarit senegalez për Wanda u rishfaq pas “Wandagate”: "Ai filloi t’i dërgonte mesazhe kur ishim në Milano, pastaj në Paris… kudo".