Transmetuar më 28-01-2023, 18:29

Vlorë- Bëri drift si i ‘çmendur’ në rrugë, gjobitet me 750 mijë lekë drejtuesi, i hiqet dhe patenta.

Bazuar në disa pamje filmike, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë bënë të mundur identifikimin e drejtuesit dhe shoqërimin e tij.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë i kanë terhequr lejen e qarkullimit, drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Xh., si dhe e kanë ndëshkuar atë, me masën administrative 75.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar automjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara, në qendër të banuar dhe ka kryer manovra të rrezikshme, në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.