Transmetuar më 28-01-2023, 20:32

Mbrëmjen e sotme burimet bëjnë me dije se në qendër të Fier ka ndodhur një konflikt për motive banale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku dhe ka gjetur armë të ftohtë, një cekan, një kacavidë dhe një kapuc.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën, ndërsa qytetarët i janë trembur faktit për përshkallëzim të sherrit.

Mësohet se konflikti ka ndodhur mes dy personave dhe se mbi konfliktin është shoqëruar në ambient e komisariatit një person.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e datajeve si dhe identitetin e autorëve të ngjarjes.