Transmetuar më 29-01-2023, 08:32

Një 23-vjeçare nga Kosova raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork.

Burime nga mediat vendase bëjnë me dije se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.

Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste veturën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore.

Viktima e identifikuar si Adriana Sylmetaj, vdiq në vendngjarje nga plagët e marra.

Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës.