Transmetuar më 29-01-2023, 16:59

Të paktën 527 persona kanë vdekur në Iran që nga fillimi i protestave antiqeveritare më shumë se katër muaj më parë, sipas agjencisë së lajmeve Human Rights Activists me qendër në SHBA.

Mes tyre janë 71 të mitur dhe 70 pjesëtarë të policisë dhe forcave të tjera të sigurisë. Në total, rreth 20,000 njerëz janë arrestuar. Më shumë se 100 prej tyre pritet të dënohen me vdekje.

Disa protestues tashmë janë ekzekutuar. Vala e protestës kombëtare u shkaktua nga vdekja në paraburgim e Makhsa Amini më 16 shtator 2022.

Vajza iraniane me origjinë kurde u arrestua nga policia e moralit për mbajtjen e jo të duhur të hixhabit. Sipas të njëjtit burim, protestat janë përhapur në 160 qytete jashtë kryeqytetit iranian.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende informacione për numrin e përgjithshëm të viktimave dhe të të arrestuarve.