Transmetuar më 29-01-2023, 18:41

Tiranë- Rubrika “Qysh e don shoqnia” në E Diell pasditen e sotme u shoqërua me të qeshura dhe batuta teksa të ftuar ishin djemtë e West Side Family, Landi dhe Miri.

Gazetari Ervin Kurti i kujtoi këngën “Tirona” të bërë atë kohë me kryeministrin aktual të vendit, Edi Rama.

“Atëherë ishte kryetari i bashkisë, ishte njeriu që kishte filluar një ndryshim të madh për kryeqytetin. Të dyja palët kishim emocione, ai kishte se ishte hera e parë që këndonte, ishte artist, piktor, por nuk këndonte. Bëri disa dubla,” tha Miri.

Ndërsa me shaka Landi pyeti: “Çfarë po thoni, do futet Edi Rama në Big Brother”? Burimi: Top Channel