Transmetuar më 29-01-2023, 19:11

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar ishte Mestro, ai që u vendos përpara “Kutisë së Pandorës” dhe përveç zarfit të bardhë me lajmin e mirë ku iu dhanë dy bileta VIP për të parë një ndeshje të Kombëtares në “Kampionatin Europian 2023” nga Digitalb, nga ana tjetër në zarfin e zi si dënim Armaldo duhet të zgjidhte 4 banorë për do t’ju hequr të drejtën për të nominuar.

Maestro i mohoi të drejtën për të nominuar Valbonës, Nitës, Diolës dhe Bjordit, kjo pasi ai parashikoi se ata mund ta nomonomin. Pasi Armaldo doli nga Dhoma e Surprizave, nisi debati mes tij dhe artistes së njohur ku ajo u shpreh në një moment se dyshonte që Armaldo të gjithë këtë që po bënte e ka luftë artistike. Pasi debateve me tone të ashpra në orët e para të mëngjesit Valbona filloi të bënte gati valixhen. Banorët që ndodheshin aty u munduan ta qetësonin pasi menduan se ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Ishte edhe vetë Armaldo ai që i kërkoi falje.

Por mëngjesin e sotëm vetë artistja ka treguar se cila kishte qenë arsyeja që kishte nisur të bënte valixhen gati.

Unë valixhen? E kam bërë vetëm që ta çoj dhe të marr rroba të tjera sepse nuk më bëjnë ngaqë jam dobësuar. Shqip