Transmetuar më 29-01-2023, 21:20

Meri Shehu e ftuar sot në "E diell", duke folur për Luizin dhe Kiarën tha se shenjat e tyre të horoskopit përputhen, por astrologia nuk u shpreh shumë entuziaste se lidhja e tyre mund të përfundojë me martesë.

"Sipas shenjave astrologjike dhe duke u kapur vetëm tek shenja, jo tek karakteri që ata kanë shprehur, këto dy shenja përputhen shumë bukur për një lidhje ose për një martesë. Gaforrja (Luizi) është më e ndjeshme kërkon familje, Bricjapi (Kiara) është më i ftohtë nga natyra, por joshet shumë nga ndjeshmëria e Gaforres dhe bie në kthetrën e Gaforres. Luizi ka ritme të shpejta, kurse Kiarën nuk e kuptoj shumë. Mund të ndodhë shumë shpejt ose mund të mos ndodhë fare", tha Meri.