Transmetuar më 29-01-2023, 23:31

Greqi- Tragjedi në futbollin grek. Një futbollist 46-vjeçar i skuadrës Nafplion, ka pësuar infarkt dhe është rrëzuar në fushë gjatë një ndeshjeje, duke ndërruar jetë pak më vonë në spital.

Në veçanti, sipas informacioneve të transmetuara nga Argolis News , gjithçka ka ndodhur pasditen e së dielës vonë, në ndeshjen Proitos-Ethnikis Tolou, në stadiumin e Drepanos në Argolis.

Futbollisti 46-vjeçar nga Proitou, i cili ishte profesionist në fushën e mallrave turistike, është rrëzuar brenda stadiumit, pasi ka pësuar një atak në zemër, duke shkaktuar tronditje tek ata që ndodheshin aty.

Në vendngjarje ka shkuar një ambulancë e cila e ka transportuar futbollistin në spitalin e Nafplios, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë.