Transmetuar më 30-01-2023, 10:55

Elbasan- Gjykata e Elbasanit dhe sot masën e sigurisë ndaj 80-vjeçarit Xhevit Sinani, që pak ditë më parë vrau gruan dhe vëllanë në Tërvol të Gramshit.

Në dëshminë e tij para gjykatës, Xhevit Sinani ka qenë i paqartë në deklarata, ku ka thënë se ishte në shtëpinë e të vëllait dhe e ka gjetur atë të vdekur në oborr .

Sipas tij vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh dhe më pas kishte dal ënë oborr e ishte rrëzuar ku kishte humbur dhe jetën.

Sipas Sinanit, pasi e ka parë të vëllanë të vdekur e ka mbuluar atë e më pas ka shkur nështëpi, ku ka gjetur edhe të shoqen të vdekur dhe ka mohuar para truupit gjykues të ketë vrarë njeri

Sipas avokatit të caktuar, 80-vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do ti nënshtrohet vizitave mjekësore.

I moshuari qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë për shkaqe që nuk dihen. Në deklaratat e dhëna në polici, ai ka qenë i paqartë, teksa është shprehur se se gruaja dhe vëllai kanë humbur jetën, por nuk mban mend rrethanat e vdekjes së tyre.

Xheviti e vra gruan e tij, 74-vjeçaren Zeqine Sinani në shtëpinë e tyre në Tërvol të Gramshit dhe më pas shkoi në banesën e të vëllait, Shaqir Sinanit, të cilin e vrau me sëpatë.