Transmetuar më 30-01-2023, 12:40

Një dhuratë që me siguri do t’i lumturojë miqtë e tij. Sipas “The Sun”, Cristiano Ronaldo ka premtuar se do të ftojë disa nga ish-bashkëlojtarët e tij te Manchester United për pushime.

CR7 dëshiron të korrigjojë faktin që nuk pati kohë t’i përqafonte para se të largohej për shkak të lamtumirës së stuhishme nga "Djajtë e Kuq", e cila ndodhi pikërisht kur ai ishte i angazhuar në Kupën e Botës në Katar me kombëtaren portugeze.

Ronaldo po organizon një “ribashkim” pas largimit nga Manchester United nëntorin e kaluar, pas kritikave të ashpra ndaj klubit gjatë një interviste me Piers Morgan. Pjesa tjetër tashmë është histori. Sulmuesi luzitan ka nënshkruar një kontratë 170 milionë stërlinash në vit me Al Nassr.

Për “të zgjedhurit”, Harry Maguire, Bruno Fernandes, Casemiro dhe Raphael Varane, CR7 i pyeti gjithashtu nëse do të ishin të interesuar ta shihnin atë të luante në Lindjen e Mesme, duke iu paguar udhëtimet.

Burime nga brenda Manchester United zbuluan: "Ka ende disa djem këtu që nuk kanë asgjë tjetër veçse respekt për Ronaldon dhe ishin të trishtuar për mënyrën se si përfundoi gjithçka, sepse ata kurrë nuk arritën të thonë lamtumirë siç duhet. Së fundi ai u largua nga grupet e lojtarëve në WhatsApp, por premtoi se do të mbante kontakte me disa dhe i ftoi ata për pushime”.

Burimi brenda Manchester United zbuloi një tjetër sfond: "Disa djem në terrenin stërvitor shpresonin se ai do të hidhte në short një nga supermakinat e tij, siç bëri Sergio Aguero më 2021 kur u largua nga Manchester City".

Kun i dha stafit të ekipit të parë të Manchester City një biletë lotarie për Range Rover-in e tij prej 40.000 £. Ally Marland, një nga punëtorët e magazinës së klubit, e fitoi atë.