Transmetuar më 30-01-2023, 13:56

Dani Alves mbetet në burgun Brians 2, në Sant Esteve Sesrovires, ku u pranua më shumë se një javë më parë. Avokati i tij Cristóbal Martell mund të apelojë deri më 31 janar për të kërkuar lirimin e përkohshëm të brazilianit.

“La Vanguardia” ka publikuar këtë të diel një artikull në të cilin tregon, si pasojë e dëshmive të “burimeve të shumta, zyrtare dhe jozyrtare, nga brenda dhe jashtë burgut”, se si po i kalon ditët në burg gjatë kësaj kohe. Sipas informacioneve të gazetës katalanase, “përshtatja është shembullore”.

Madje thonë se Alves, i cili u arrestua më 20 janar, i akuzuar për një sulm seksual të kryer në klubin e natës "Sutton’ në Barcelonë më 30 dhjetor, ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të parë me të burgosurit e tjerë. Ndodhi të enjten e kaluar dhe prania e brazilianit në ndeshje ngjalli pritshmëri të mëdha në oborrin e burgut tek shokët e burgosur, të cilët donin ta shihnin duke luajtur.

Alves, i cili ndodhet në burg pa kusht, ndan një qeli, sipas "La Vanguardia", me dikë që tashmë e njeh nga e kaluara. Ai është brazilian, e quajnë Coutinho, i cili ishte truproja i Ronaldinhos në disa klube nate në Barcelonë.

Pas hyrjes së tij në burg, Alves u shkarkua nga ekipi i tij, Pumas. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit meksikan. “Ne nuk mund të lejojmë që sjellja e asnjë personi të dëmtojë këtë filozofi të punës”, – tha Leopoldo Silva.