Transmetuar më 30-01-2023, 14:21

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme për herë të parë lidhur me skandalin me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në "Twitter", Basha shkruan se e drejta vonon por nuk harron.

“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”, shkruan Basha.

Kujtojmë se arrestimi i ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal në SHBA dhe zbulimi se ai ishte takuar disa herë me kryeministrin e Shqipërisë u pasua me akuza nga opozita se Rama ka lobuar pranë zyrtarit të lartë të kundërzbulimit amerikan për të lobuar kundër opozitës në Shqipëri, në atë kohë e drejtuar nga Lulzim Basha lidhur me të ashtuquajturën çështje të financimit rus.