Transmetuar më 31-01-2023, 08:17

Sebastian Haller është kthyer. Më 18 korrik 2022, Borussia Dortmund raportoi se sulmuesi francez vuante nga kanceri i testikujve. Një pengesë shumë e vështirë që do ta privonte Haller-in të bënte atë që i pëlqente më shumë: të luante futboll.

Gjashtë muaj pasi u diagnostikua me tumor testikular dhe pasi iu nënshtrua një trajtimi të agresiv, që përfshinte dy operacione, sulmuesi luajti një ndeshje zyrtare me Borussia Dortmund kundër Augsburgut.

Tifozët u ngritën në këmbë në minutën e 62-të kur Haller u hodh në fushë në "Signal Iduna Park" për të zëvendësuar Houssoufa Moukoko. Me numrin ‘9’ në shpinë, lojtari me origjinë nga Bregu i Fildishtë u fut në fushë i veshur me këpucë sporti portokalli, ku ishte shkruar ky mesazh: "Fuck kancer".

Haller u rikthye në fushë një javë më parë, në një ndeshje miqësore kundër Basel-it, ku shënoi tre gola në tetë minuta. Por ai nuk e bëri këtë në një takim zyrtar.