Transmetuar më 30-01-2023, 17:01

Të paktën 47 persona janë vrarë nga një bombë që synonte sipas BBC një polic që falej në xhaminë në Peshawar, Pakistan.

Xhamia është brenda zonës së selisë së policisë e cila mbrohet nga efektivë të shumtë.

Kryeministri Shehbaz Sharif tha se “terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”.

Asnjë grup nuk ka thënë se ka kryer sulmin, por si duket ai ka qenë i lidhur me talebanët nw Pakistan.

Shefi i policisë së Peshawarit, Muhammad Ijaz Khan, tha për mediat lokale se në atë zonë ndodheshin midis 300 dhe 400 zyrtarë policorë.

Xhamia ndodhet në një nga zonat më të kontrolluara të qytetit, e cila përfshin selinë e policisë dhe zyrat e inteligjencës dhe kundër terrorizmit.