Transmetuar më 30-01-2023, 19:12

Edhe dita e sotme nisi me debat mes Efit dhe Oltës.

Teksa Olta dhe Luizi po flisnin për nominimet, Efi u afrua dhe nisi të fliste me tone të ashpra me Oltën.

Efi i tha Oltës që ta mbylli gojën sepse sapo ishte zgjuar.

Olta: Jo ti mos më ça kokën që në mëngjes. Qepe! Mos më fol fare.

Debati nisi pasi Luizi dhe Olta po komentonin nominimet që do të bëjnë nesër në mbrëmje, kur është dhe ‘Prime’ i radhës.