Transmetuar më 30-01-2023, 20:22

Debati mes Luizit dhe Oltës agravoi edhe më tej, duke kaluar në kërcënime. Pas komentit të Luizit, që e cilësoi si femër pa moral, Olta i tha atij që do kenë shumë punë bashkë, brenda dhe jashtë.

Ajo shtoi se koha është shumë e shkurtër brenda dhe se jashtë do flasin sërish bashkë.

Luizi i tha asaj, se fusha jashtë është e tij.

Olta: Ah ça i ke bërë vetes me këtë që the. Nuk ta harroj këtë. Derisa mua të më dalë inati, nuk kam për ta harruar.