Transmetuar më 31-01-2023, 07:32

Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rënie të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit.

Orët e pasdites sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin ku në zonat verilindore dhe juglindore do të pësojnë zhvillim duke rrezikuar reshje të dobëta dëbore ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere.

Në të gjithë zonën malore të Shqipërisë, mbetet problematika e ngricave.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtim permanent verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Masat ajrore të ftohta që kanë përfshirë, të gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushte e motit edhe në republikën e Kosovës ku ngricat edhe temperaturat e ajrit do të jenë dominante.

Për sa i përket motit, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku në zonat veri-veriperëndimore do të gjenerohen reshje të izoluara dëbore.

Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijojë të dominohet nga masat ajrore të qëndrueshme duke bërë që orët e paradites të paraqiten me kthjellime ndërsa pasditja do te sjellë vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dëbore në zonat kufitare me Shqipërinë.

Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit si pasojë e të ftohtit që ka zbritur nga verilindja e kontinentit Evropian duke theksuar më tej ngricat në akset rrugore.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e motit të ftohtë dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu me reshje dëbore paraqitet Evropa Qendrore dhe një pjesë e rajonit të Ballkanit POR reshjet do të jenë në sasi disi më të pakta.

Ndërkohë, mbeten brigjet e Egjeut dhe detit të zi me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në brigjet e Egjeut ndërsa moti i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominant në gadishullin Iberik si edhe të gjithë Britaninë e madhe.