Transmetuar më 31-01-2023, 08:26

Tiranë- Denoncoi skandalin korruptiv me inceneratorët, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pritet të pyetet nga SPAK.

Burime bëjnë me dije se Kryemadhi do të shkojë sot në SPAK në orën 10:00.

Çështja për të cilën do të pyetet Kryemadhi është ajo e inceneratorit të Tiranës. Disa ditë më parë, Kryemadhi denoncoi se Tirana nuk ka një incenerator funksional dhe se në Sharrë kryhet vetëm groposje e mbetjeve.