Transmetuar më 31-01-2023, 09:46

Gennaro Gattuso nuk është më trajneri i Valencias. Vetë klubi levantin e ka komunikuar ndarjen nga trajneri italian përmes faqes së tij zyrtare.

Vendimi vjen pas një takimi të gjatë mes "Ringhio" dhe presidentit të skuadrës spanjolle. Asnjë shkarkim, por një zgjedhje e përbashkët për t’u ndarë miqësisht, ngaqë rezultatet nuk janë ato të duhurat.

Fillimisht nokauti me Valladolidin, që konfirmoi një trend negativ në La Liga, më pas vështirësitë në merkato, me mosardhjen e përforcimeve të konsideruara thelbësore për vazhdimin e sezonit dhe për të arritur të paktën objektivin e mbijetesës.

Këto janë arsyet e "divorcit", i cili nuk është klasik, por një zgjidhje konsensuale e vendosur nga palët.