Transmetuar më 31-01-2023, 10:45

Nuk vonoi reagimi i Wanda Narës për thashethemet e fundit, ku ajo është protagoniste së bashku me Keita Baldé, ish-futbollistin e Lazios dhe Interit.

Sipas një paparaci spanjoll, të dy kanë muaj që kanë një lidhje (futbollisti është i martuar me italianen Simona Guatieri). Nga ana tjetër, Mauro Icardi foli për shumë mesazhe që ish-bashkëlojtari i ka dërguar ish-bashkëshortes.

Ndryshe është versioni i Wanda, e cila e hodhi poshtë këtë çështje me pak fjalë. E përballur me disa gazetarë në dalje të një shfaqjeje teatrale në Buenos Aires, të cilën e pa së bashku me motrën e saj Zaira dhe nënën Nora Colosimo; Wanda Nara iu përgjigj kështu pyetjes së "mprehtë" për Keita Baldé: "Marrëzi pa themel".

Pra një lajm i rremë për sipërmarrësen, e cila gjithashtu pranoi se nuk dinte asgjë për drejtimin e "Masterchef"-it të saj në Argjentinë. “Nuk di asgjë për këtë, po e zbuloj tani”, – ka treguar ajo.

Megjithatë, skandali me Wanda Narën dhe Keita Balde vazhdon. Në fakt, gazetari spanjoll Jordi Martin, gjatë programit “Intrusos”, ka publikuar një audio të ish-sulmuesit të Lazios dhe Interit, dërguar showgirl-it argjentinas:

“Kam vuajtur shumë në këtë periudhë pa mundur të di si jeni. Ju jeni një grua e mrekullueshme, me të vërtetë. Ju keni një zemër të pabesueshme. Nëse shoh njerëz që flasin keq për ju ose shpikin gjëra, i urrej, sepse nuk më pëlqen dhe nuk është e vërtetë. Jo të gjithëve iu jepet mundësia të bëhen njeri i mrekullueshëm siç je ti, me zemër kaq të mirë që ke".

Edhe pse Mauro Icardi siguroi se ishte Keita Baldé ai që i dërgoi mesazhe Wanda Narës, gazetari Jordi Martín shpjegon se si ishte vetë sipërmarrësja që konfirmoi marrëdhënien me futbollistin: "Mauro Icardi zbuloi të vërtetën duke parë kamerat e sigurisë dhe kontaktoi Simona (ish e dashura e Keita Balde). Edhe ajo nuk dëshiron ta shohë realitetin.

Kur Icardi i thotë ‘je një qyqe e llastuar’ është sepse sado prova të ketë marrë Simona në telefonin e saj, ajo nuk mundi të reagojë. Simona ka marrë fotot nga Dubai të burrit të saj me Wanda Nara, i pashë edhe unë ato foto. Pashë Wanda Narën në një dhomë me Keita. Udhëtimi i Wandës u pagua nga Balde. Ai e ftoi Wandën. Icardi mësoi se Wanda dhe Keita ishin takuar në një hotel në Dubai”.

Ja versioni i Icardit, përmes fjalëve të Guido Záffora: “Kam folur me Mauron, është i befasuar. Ai më konfirmoi se kjo audio nuk është e tanishme. Keita i ka shkruar për një kohë të gjatë. Ai më thotë se ka ditur për komentet, audion, fotot dhe se Wanda ia tregoi të gjitha". Interesimi i lojtarit senegalez për Wanda u rishfaq pas “Wandagate”: "Ai filloi t’i dërgonte mesazhe kur ishim në Milano, pastaj në Paris… kudo".