Transmetuar më 31-01-2023, 11:50

Diola Dosti dhe Xhonatani ishin çifti që fituan sfidën me lojën e bebit. Ata ishin kujdesur më mirë për të, e si pasojë patën edhe një shpërblim nga Vëllai i Madh.

Ata mbrëmë kanë darkuar së bashku në dhomën e surprizave.

Gjatë kësaj darke, Diola është munduar që t’i bëjë një rreng Xhonit.

Ky i fundit largohet një moment nga aty dhe Dosti vendos që të futet poshtë tavolinës që kur të rikthehet Xhonatani, të mendojë se ajo është larguar.

Kur Xhoni kthehet në dhomën e surprizave sheh që nuk është Diola dhe ulet në vendin e tij.

Më pas Dosti, e cila ndodhej poshtë tavolinës i kapi këmbën Xhonatanit.

“Unë thashë ku ike”, thonë Xhoni në ato momente dhe Diola ia pret: “Unë doja të kërceje përpjetë por nuk ia arrita qëllimit, më shkoi huq”.