Transmetuar më 31-01-2023, 17:18

Shërbimet hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan ndaluan shtetasin Ermal Matishi 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari, më datë 17.06.2022, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të shtetasit Ermal Matishi.