Transmetuar më 01-01-2023, 12:40

Këtë vit, 2023, shqiptarët kanë plot ditë pushimesh.

Le t’i marrim me radhë dhe të shpjegojmë avantazhet e tyre edhe kur bien në fundjavë.

Datat 1 dhe 2 janar, përkatësisht e diel dhe e hënë janë pushim. Por edhe data 3 janar është gjithashtu pushim pasi 1 janari bie e dielë.

Pas afro dy muaj e gjysmë, rikthehet ditë pushimi, të martën më 14 mars që është Dita e Verës.

Në mars është pushim edhe e mërkura 22 mars, Dita e Novruzit.

Sakaq në prill ka disa ditë festive.

Kështu më 9 prill, e hënë festohet pashka katolike. Pra ditët e pushimit për sistemin arsimor, punonjësit e shtetit dhe disa kompanive private, janë të shtunën, të dielën dhe të hënën.

Nuk duhet harruar se sistemi arsimor parauniversitar shijon 10 ditë pushime që nisin nga e hëna 1 prill për rikthim në shkollë më 10 prill, pasi kanë pushimet e pranverës.

Të hënën më 16 prill, janë Pashkët Ortodokse që sigurojnë sërish 3 ditë pushime.

Të premten më 21 prill është Dita e Bajramit të Madh. Kështu janë sërish 3 ditë pushim, nga e premtja në të diel.

Më 1 maj, e hënë është Dita e Punëtorëve. Sërish për arsimin, administratën dhe disa kompani private do të jenë tri ditë pushime duke përfshirë të shtunën dhe të dielën.

Të mërkurën më 28 qershor është Dita e Kurban Bajramit.

Më 5 shtator, e martë, është Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës.

Më 28 nëntor, e martë dhe të mërkurën 29 nënto janë festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. Pritet që qeveria të japë edhe të hënën pushim për t’u zëvendësuar një herë tjerë, siç është proceduar më parë. Kështu priten 5 ditë pushim radhazi.

Të premten më 8 dhjetor është Dita e Rinisë që shënon sërish një triditësh pushime radhazi.

Dhe së fundi më 25 dhjetor, e hënë është Krishtlindja që siguron sërish tri ditë pushim.

Kështu në total do të jenë:

Zyrtarisht, 14 ditë pushimi.

Fundjava gjithsej më 2023, 105 ditë.

Ditë pushimesh në total për 2023: 119 ditë.

Sa ditë pushim kanë nxënësit në arsimin parauniversitar?

Duke llogaritur se viti akademik 2022-2023 nisi në mesin e shtatorit dhe përfundon pas javës së parë të qershorit, del se në total janë për një periudhë 12 mujore, rreth 200 ditë pushime.

Sa ditë pushim ka administrata?

Në vitin kalendarik 2023, duke përfshirë dhe katër javë leje vjetore, administrata dhe disa kompani private kanë 144 ditë pushimi ndër 365 gjithsej.

Përgatiti: noa.al

Festat Zyrtare 2023

01 JANAR, Viti i Ri

02 JANAR, Viti i Ri

14 MARS, Dita e Verës

22 MARS, Dita e Nevruzit

09 PRILL, E diela e Pashkëve Katolike

16 PRILL E diela e Pashkëve Ortodokse

21 PRILL Dita e Bajramit të Madh

01 MAJ, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

28 QERSHOR, Dita e Kurban Bajramit

05 SHTATOR, Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës

28 NENTOR Dita e Pavarësisë

29 NENTOR, Dita e Çlirimit

08 DHJETOR, Dita Kombëtare e Rinisë

25 DHJETOR Krishtlindja

*Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë).

**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.