Transmetuar më 01-02-2023, 09:38

Interi i Simone Inzaghit buzëqeshi, teksa mposhti Atalantën 1-0 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Trajneri i zikaltërve analizoi ndeshjen dhe shpjegoi vendimin për përjashtimin e Skrinair në konferencën për shtyp.

De Vrij dhe Lukaku u panë sërish mirë. Cilat janë të rejat për sezonin?

Ata bënë mirë, por është e vështirë për mua të flas për individë të veçantë sonte. Ne bëmë mirë kundër një ekipi të vlefshëm, donim gjysmëfinalen me çdo kusht. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme për të gjithë, na jep krenari të madhe që jemi e vetmja skuadër e përfshirë në të gjitha frontet në Itali.

Çfarë ndeshjeje prisni të dielën?

Sonte ishte një ndeshje e kushtueshme fizikisht, tani e kemi marrë këtë fitore. Duhet të rikuperojmë energjinë fizike, e dimë se është e rëndësishme para tifozëve tanë dhe do të mundohemi ta përballojmë në mënyrën më të mirë.

Në një ndeshje transformohesh, ka dy Inter?

Djemtë ishin të mirë në paraqitjen e asaj që përgatitëm në seancat stërvitore. Tani duhet përqendrim maksimal në Serie A dhe Champions League.

Flasim pak për Onana. A po punoni për ta përmirësuar atë teknikisht?

Po bën shumë mirë, me performancë të vazhdueshme. Mos harrojmë që është në vitin e parë tek Interi. Ai është portier me përvojë, në një periudhë që nuk e kemi Handanovic nuk mund ta lë të marrë frymë as për disa ndeshje. Brozovic dhe Handanovic janë drejt riaftësimit, shpresoj t’i kemi të dielën. Ata janë stërvitur me kapacitet të plotë, pa pasur asnjë problem. Ne e dimë se do të jetë një sprovë e madhe force ajo që vjen më pas.

Duke pasur parasysh garën e titullit kundër Napolit, a është më e vlefshme Kupa e Italisë?

Epo, edhe vitin e kaluar ne kishim një objektiv të madh, edhe këtë vit. Ne jemi vonë në garën e titullit, si gjithë të tjerët, kemi bërë disa gabime. Por, pa një Napoli si ky… Unë shoh edhe ligat e tjera. Bayernin e kemi parë se çfarë ekipi është dhe ka një ecuri të ulët. Në çdo ligë tjetër me 40 pikë pas 20 ndeshjesh, ne do të ishim aty për të luftuar për titullin. Ne vetëm duhet të komplimentojmë ecurinë e Napolit deri tani.