Transmetuar më 02-02-2023, 17:55

Dashi

Keni një Hënë disonante, por mos u shqetësoni sepse ajo pritet të rikuperohet nga orët e pasdites së kësaj të premteje. Pranvera do të jetë thelbësore për një përparim në sferën profesionale. Mos u dorëzoni tani. Do të ishte vërtet një turp. Guxoni më shumë dhe rezultatet e shkëlqyera nuk do të mungojnë.

Demi

Afërdita është me ju, ndaj lëreni veten të shkoni tek emocionet. Në punë përpiquni t’i organizoni më mirë gjërat dhe mos bëni shumë gjëra së bashku. Kot nuk thonë se nuk mbahen dy kunguj në një sqetull.

Binjakët

Për dashurinë kjo ditë e premte çon në një kontroll të stabilitetit të marrëdhënieve. Në punë bëni durim sepse shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë për mirë. Do të shihni që rezultate të shkëlqyera do të vijnë së shpejti. Me pak fjalë, bëni pak durim dhe së shpejti do të ketë surpriza dhe kënaqësi.

Gaforrja

Mirë duken gjërat për takime të reja, ndërsa ata që janë tashmë në çift duhet të sqarojnë gjërat tani. Në punë ka një atmosferë ndryshimi. Është koha për të kthyer faqen. Së pari ju duhet ta dëshironi atë dhe të veproni sipas mendjes tuaj.

Luani

Me këtë hënë të bukur do të arrini të kapërceni të gjitha problemet e dashurisë të periudhës së fundit. Në punë është koha për t’i lënë pas problemet edhe nëse ka ende disa dyshime për paratë.

Virgjëresha

Zodiaku favorizon marrëdhënie të reja ndaj lëreni veten të shkoni tek emocionet. Në punë jeni plot energji. Tregojuni të gjithëve nga çfarë jeni krijuar dhe do të merrni rezultate të shkëlqyera. Asgjë nuk mund t’ju ndalojë.

Peshorja

Ka ardhur koha për të kërkuar zgjidhje në dashuri sepse diçka nuk shkon. Në punë ka ardhur koha për të nisur nga e para dhe nga marsi do të ketë mundësi të mëdha. A do të jeni në gjendje t’i kapni ato në fluturim? Ju takon të jepni më të mirën, ndihma e yjeve nuk mjafton nëse angazhimi juaj i vërtetë nuk është aty.

Akrepi

Të gjitha dashuritë që kanë lindur në periudhën e fundit do të jenë të rëndësishme. Jupiteri është i favorshëm dhe ndihmon si në dashuri ashtu edhe në punë.

Shigjetari

Kini kujdes sepse keni hënën e kundërt kështu që mund të ketë disa grindje dashurie. Në punë duhen zgjidhur çështje të ndryshme financiare.

Bricjapi

Hëna është në anën tuaj dhe shfaqet kaq e mirë për këtë ditë ndaj dhe premton gjëra të mëdha. Është një moment i sikletshëm në punë, por së shpejti do të përmirësohet. Ju duhet të tregoni se nga çfarë dini të bëni dhe të guxoni më shumë, mos qëndroni të ankoruar në zonën tuaj të rehatisë.

Ujori

Yjet tregojnë se ka diçka që nuk shkon me dashurinë. Diskutime të mundshme gjatë ecurisë në punë, por përpiquni të menaxhoni gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme.

Peshqit

Ka një ngarkesë të këndshme emocionale në këtë ditë. Shijoni gjithçka. Në punë, kultivoni kontakte që do të jenë thelbësore për mbarëvajtjen në viji . Ju mund të arrini gjëra të mëdha dhe të provoni se ia dilni. Tregohuni më të guximshëm dhe do të ketë surpriza të mëdha të të gjitha llojeve. /noa.al