Transmetuar më 05-02-2023, 19:26

Gjysma e Shqipërisë është aktualisht pa kovid dhe pjesa tjetër kanë vetëm 117 qytetarë aktivë.

Më shumë kanë Tiranë, 98 dhe pjesa tjetër në qarqet Fier, Vlorë, Berat, Durrës dhe Elbasan.

Aktualisht nuk ka asnjë të infektuar në Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Dibër, Kukës dhe Lezhë.

Të dhënat e orëve të fundit tregojnë se kovidi po largohet dalëngadalë, ndërsa noa.al mëson se ka një rritje drastike të infektimit me viruse sezonale dimërore të gripit, në forma nga më të ndryshmet.

Në 24 orët e fundit janë kryer 208 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me kovid, përkatësisht: 5 në Tiranë, nga 1 qytetar në Krujë dhe Vlorë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,564 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 7 Të shëruar në 24 orë 2 Të shtruar në spitale 1 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 208

Testime totale 2,032,554 Raste pozitive 333,277 Raste të shëruara 329,564 Raste Aktive 117 Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 98 Fier 8 Vlorë 3 Berat. 3 Durrës. 3 Elbasan. 2