Transmetuar më 08-02-2023, 09:20

Vado Ligure, SAVONA Itali – Nuk ka të ndalur trafiku narkotike përmes bananeve nga Ekuadori për në Shqipëri.

Një i ri shqiptar, 37 vjeç, është zbuluar në brigjet italiane me 60 kilogramë kokainë të pastër e cila në tregun e zi kap vlerën më së paku pesë milionë euro, raporton noa.al duke cituar policinë italiane.

Në foto shikoni kokainën e sekuestruar.

Droga ishte fshehur në një kontejner të mbushur me banane në anijen “Victoria L”, e cila ishte ankoruar në portin e Vado Ligure pasi kishte mbërritur nga Ekuadori, raporton noa.al duke cituar policinë financiare italiane.

I riu shqiptar u kap gjatë natës duke gdhirë dita e sotme teksa fshehurazi u fut në mjediset e portit duke shkuar tek kontejneri që shihni në foto, ku po përpiqej të merrte drogën e fshehur nën banane.

Shqiptari, 37 vjeç, është rezident në Milano. Atij iu gjet edhe një armë zjarri me 13 fishekë.

I dyshuari u dërgua në burgun e Marassi, Xhenova, në pritje të gjykimit.

Policia tha se droga e fortë ishte paketuar në 50 pjesë, gjitshej 60 kilogramë.