Transmetuar më 15-02-2023, 20:51

Francë- Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Poitiers të Francës. Një shqiptar ka vrarë një 34-vjeçar.

Mediat franceze raportojnë se një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë djalin me të cilin ndante qiranë. Dyshimet janë se krimi u krye për motive fetare.

I dyshuari, një shqiptar, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, tha prokurori lokal. Sipas elementeve të para të hetimit, i dyshuari ka shpjeguar se ka pasur një debat me viktimën gjatë ditës së martë për çështje që kanë të bëjnë me fenë.

Krimi besohet të jetë kryer gjatë natës duke gdhirë dita e mërkurë 15 shkurt 2023. Menjëherë pas ngjarjes, shqiptari i ka bërë një video trupit të viktimës dhe ia ma dërguar në ‘Snapchat’ një fqinji të tij duke i ka treguar për atë që kishte ndodhur.

Ishte fqinji, ai që lajmëroi policinë pasi i erdhi kjo video tmerruese. 34-vjeçari u gjet i pajetë në dyshemenë e banesës që ndante me të riun shqiptar.

"Unë e mora këtë video përkundër dëshirës time: pashë një trup të shtrirë në bark, lakuriq, me një plagë në të gjithë pjesën e pasme të qafës dhe gjak kudo… Ai e kishte filmuar të gjithën si një trofe. Kishte filmuar veten, kufomën, tregonte detajet, thikën… E mbylla telefonin dhe thirra policinë", tha fqinji.

Forcat policore shkuan te apartamenti në këtë kompleks banesash sociale në Place Henri-Barbusse, në rrethin Rivaud, në Poitiers,

Ata gjetën trupin e viktimës krejtësisht të zhveshur në vaskë. Ai u gjet me plagë të shumta me thikë në kokë dhe këmbë. Në muret e banesës dukeshin shumë gjurmë gjaku, ndërsa dyshemeja ishte pastruar.