Transmetuar më 27-02-2023, 18:53

Tiranë- Hakerat iranianë "Homeland Justice" ka sulmuar sërish kanalet e komunikimit të kryeministrit Edi Rama.

Në dokumentin e publikuar në rrjetin e tyre në aplikacionin "Telegram", hakerat deklarojnë se kanë arritur të hakojnë postën e elektronike të Ramës, teksa kanë publikuar disa ‘foldera (dosje)’ me emrat: Baftjar Zeqaj, Eduart Ndreca, Alban Xhelili, Alfred Rushaj, Benet Beci, Bardhyl Çollaku, Erion Braçe, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj.

Krahas dosjeve me dokumentave, grupi i hackerave kanë lëshuar edhe një mesazh, për ata që e cilësojnë në kujtim të martirëve të luftës.

"Kushdo që derdh gjak njeriu, gjaku i tyre do të derdhet nga njerëzit! O avokatët e Djallit, ka gjak në duar tuaja. Kujdes!,"-shkruhet në mesazhin e shpërndarë.

Kjo nuk është hera e parë që publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama. Më herët kanë nxjerrë të gjitha të dhënat e tij të TIMS, por edhe një foto me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të dy me nga një shënjestër të kuqe në kokë.