Transmetuar më 24-03-2023, 08:00

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e premte 24 Mars 2023. Le të mësojmë parashikimet e horoskopit nga astrologu i njohur i Rai për ditën e sotme.

Si gjithmonë, astrologu Paolo Fox zbulon parashikimet astrologjike për të lindurit në shenjat e ujit, ajrit, tokës dhe zjarrit, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al.

Horoskopi Paolo Fox, Dashi

Duhet të jeni më të qetë sepse kjo fundjavë do t’ju sjellë sukses. Mund të bëni miq të rinj që mund t’ju ndihmojnë, ndaj mos i nënvlerësoni. Në vendin e punës, përpjekja juaj për t’u ndjerë sa më i sigurt mund të shkaktojë tension. Mirë janë gjërat me shëndetin sepse jeni duke u rikuperuar.

Horoskopi Paolo Fox Demi

Afërdita dhe Hëna janë të favorshme dhe do t’ju japin një dorë në përpjekjet për marrëdhënie më të thjeshta. Gjithsesi mund të keni disa debate këtë fundjavë. Në punë mund të keni një mundësi shtesë, por përpiquni të lini mënjanë tensionet sepse kacafytjet mund të vijnë në çdo moment. Mundohuni të mos e teproni mbrëmjen e kësaj të premteje, jua rekomandojmë për shëndetin tuaj!

Horoskopi Paolo Fox Binjakët

Harrojini ata njerëz që nuk e kuptojnë dëshirën tuaj për dashuri! Lajm i mirë për çiftet e lidhur prej kohësh sepse mund të kenë një rikthim. Me Saturnin kundër,  gjërat duket se janë duke u zvarritur, sidomos në planet për një shitje. Mos u dëshpëroni sepse gjithçka do të funksionojë në fund. Në përgjithësi kjo e premte 24 do të jetë një ditë shumë e lodhshme për ju.

Horoskopi Paolo Fox Gaforrja

Shpresoj për ju që në dy ditët e fundit të mos ketë pasur tensione. Gjithsesi nga kjo e premte keni një qiell të favorshëm. Nga ana tjetër po ndjeni nevojën për t’u përfshirë në projekte të rëndësishme dhe kjo nevojë do të ndihet edhe në punë. Ju ka kapluar një gjendje që do menaxhim, ndaj duhet të bëni disa aktivitete fizike për të lehtësuar ankthet tuaja.

Horoskopi Paolo Fox Luani

Në dashuri, ata që po përjetojnë një krizë nuk mund ta besojnë as vetë se mund ta kapërcejnë brenda natës, por mund të bëni njohje të reja shumë interesante, ndaj mos u dëshpëroni. Kjo periudhë është e favorshme për beqarët ose ata që kërkojnë një lidhje me kohë të pjesshme. Në vendin e punës, kjo është koha e duhur për të bërë propozime të reja dhe tashmë mund të keni disa përgjigje pozitive. Thjesht duhet të përpiqeni të jeni pak më të qetë!

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha

Hëna dhe Venusi janë në anën tuaj dhe mund të lindin dashuri të këndshme. Edhe çiftet që kanë pasur disa probleme sot mund të kurojnë gjërat e tyre. Në punë duhet të jeni të vetëdijshëm se asgjë nuk do të jetë më si më parë. Organizoni një udhëtim për t’u çlodhur, ju keni vërtet nevojë për të!

Horoskopi Paolo Fox Peshorja

Edhe nëse jeni duke përjetuar emocione të forta, mos e lini veten të kushtëzoheni dhe mos e lini të sigurtën për një të pasigurt! Kini kujdes sepse mund të ketë disa "fatura" për të shlyer nga e kaluara. Jeni duke kaluar një kohë shumë të lodhshme në punë, ndaj duhet të filloni të mendoni për ndryshimin e punës.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi

Tani për tani nuk është e lehtë as të flasësh vetë! Jeni shumë të tensionuar dhe nervozë. Në punë duhet të përpiqeni edhe atje të sqaroni gjërat që nuk janë në rregull. Kujdes sepse sot mund të humbisni durimin nëse dikush ju ngacmon.

Horoskopi Paolo Fox Shigjetari

Sot mund të bëni disa propozime sepse është dita e duhur! Çiftet që duan të kenë një fëmijë dhe kanë qenë të zënë, sot është dita e duhur. Yjet do t’i keni në krah edhe në ditët në vijim, ndaj kjo është një kohë shumë pozitive për ju. Keni nevojë për stimuj të rinj, por edhe diçka më shumë. Në vendin e punës mund të vijnë lajme të rëndësishme, ndaj qëndroni vigjilentë! Mundohuni të flini më shumë sepse jeni shumë të lodhur gjatë kësaj kohe.

Horoskopi Paolo Fox Bricjapi

Dy ditët e mëparshme kanë qenë shumë të rënda, por mos e humbni zemrën sepse sot do të ketë një situatë të mirë. Nëse po përjetoni dy histori dashurie tani ose po luftoni me një të kaluar të vështirë, do të jeni në gjendje të keni ide më të qarta. Në punë jeni pak të shqetësuar për shkak të disa marrëveshjeve që janë si të ngecura dhe për disa shpenzime që duhet të përballoni. Por përpiquni të jeni më të qetë.

Horoskopi Paolo Fox Ujori

Hëna dhe Venusi janë kundër, në fakt do të jetë një mëngjes plot çudira. Çiftet me ca telashe sot mund të ndiejnë siklet, ndaj përpiquni të mos debatoni për gjëra të parëndësishme. Në punë mund të keni të bëni me një hakmarrje, por fillimisht duhet të zgjidhni një çështje ligjore apo ekonomike. Në këtë periudhë jeni veçanërisht të lodhur.

Horoskopi Paolo Fox Peshqit

Kushdo që po përjeton një krizë në çift sot duhet të sqarohet. Ju keni Saturnin të favorshëm që do t’ju rikthejë në lojë dhe do t’ju pastrojë mendjen. Edhe në punë kjo është dita e duhur për të sqaruar çështjet. Gjithashtu një ditë e mirë për shëndetin tuaj sepse jeni duke u rikuperuar nga ana psikofizike. /noa.al