Transmetuar më 25-03-2023, 10:55

Kosovë- Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në Pejë, duke bërë që qyteti të mbulohet nga tymi.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa nga pamjet e publikuara nga mediat e Kosovës, shihet se qyteti është mbuluar nga shtëllungat e tymit të zi.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme. Sakaq pritet që një njoftim nga policia për sqarimin e plotë të rrethanave.