Transmetuar më 28-03-2023, 00:04

PRISHTINË- Sulm me armë zjarri në Prishtinë, dy të plagosur në spital. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se gjendja e tyre është stabile.

“Njëri është i plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas egzaminimeve të kryera, i plagosuri me armë zjarri do të pranohet në kliniken e Ortopedosë për trajtim të mëtutjeshëm, kurse tjetri do të lëshohet për trajtim në shtëpi,”- tha Syla.

Të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe Policia është në kërkim të tyre. Por ka pasur edhe një person të arrestuar që dyshohet se ka të bëjë me rastin e plagosjes së dyfishtë sonte tek rruga "Qamil Hoxha". Megjithatë lidhur me arrestimin nuk ka ende asnjë sqarim nga Policia e Kosovës.