Transmetuar më 29-03-2023, 20:55

KAVAJË- Detaje të rënda mësohen nga vrasja e dyfishtë në Kavajë.

Një dëshmitar okular shprehet se i njihte të dy viktimat.

‘Probleme nuk kanë pasur. Ka pasur sherr por që nuk e mbyllën. Po bisedonin. Kishte një fëmijë përdore, djalin ai i ardhuri.

Dëgjova 4 të shtëna. Kavajsi e mbyti me thikë ai e mbti me pistoletë. Kavajsi ishte shumë i fuqishëm dhe s’kishte rrugë tjetër ai tjetri’.

Policia saktëson se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.Ndërsa shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa.

Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile. noa.al