Transmetuar më 14-04-2023, 19:35

Pejë- Në foto është Urim Hyseni, djali nga Peja që vrau nënën e tij.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Kosovë e Shqipëri, por jo vetëm.

Burime informuan se Urim Hyseni ka vrarë nënë e tij ndërsa ndodheshin në shtëpi.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të riun për të kryer aktin makabër.

Ngjarja tronditëse ndodhi në lagjen Kapeshnicë rreth orës 16:00.

Në rrethana ende të paqarta, i riu i ka marrë jetën nënës së tij duke i prerë kokën me thikë.

I riu ka jetuar për rreth pesë vjet në Gjermani dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.