Transmetuar më 17-04-2023, 09:56

KOSOVË- Vazhdojnë tensionet në veri të Kosovës. Një qytetar raportoi në Polici se disa persona të panjohur i kanë dëmtuar makinën dhe i kishin vënë mbishkrimin “UÇK”.

Sipas këtij personi, edhe një mbishkrim i njëjti ishte vendosur në hyrje të ndërtesës së tij.

‘Nxitje e përçarjes dhe e mosdurmit. Mitrovicë Veri. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar.”- njofton Policia.