Transmetuar më 18-04-2023, 21:28

Pas 11 vitesh që nga fillimi i procesit, këtë të martë Parlamenti Evropian mori vendimin e fundit sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Që nga 1 janari i vitit 2024, çdo qytetar i Kosovës mund të udhëtojë në zonën Shengen pa u pajisur me vizë. Qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim, siç thonë ata të vonuar.

“Është një satisfaksion, është një padrejtësi e madhe që është hekë ndaj popullit të Kosovës”.

“Me siguri do të jetë më mirë. Ma shumë kemi paguar për të caktuar terminin, 55 euro i morën për termin vetëm edhe për sigurime e këto, deri në 300 euro”.

Megjithatë ka në mesin e atyre që i druhen një migrimi masiv pas janarit të 2024-ës.

“Nuk po gëzohem hiç. Ma mirë mos me u pas bë hiç. Krejt rinia do ikin”.

Qeveria e Kosovës ka marrë meritat për liberalizim të vizave e thotë se tashmë lëvizja e lirë pa viza është realitet e kjo falë punës së institucioneve në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit e menaxhimit të migrimit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se kjo është një fitore e qytetarëve të Kosovës. Vendimi i Parlamentit Evropian është mirëpritur nga ambasadorët e akredituar në Kosovë. Që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.TCh