Transmetuar më 21-04-2023, 20:54

Foto ilustruese

Kosovë- Vdekje tragjike në Kosovë. Një person ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e kësaj të premte në fshatin Isniq të Deçanit. Ai po e rregullonte veturën e tij, kur i ka dështuar vinçi dhe si pasojë vetura i ka rënë përsipër, duke i shkaktuar vdekjen.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura”, ka thënë Gashi.

“Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente.