Transmetuar më 25-04-2023, 10:53

Nga Stefan Çapaliku

Shkodra sot është një qytet që vuan për shkak se unë mendoj se e kanë lënë për të vuajtur. Shkodra është një qytet i dënuar.

Për shembull, ti nuk e kupton dot sesi ka mundësi që 100 km rrugë prej Tiranës në Shkodër i bën për tre orë. Kurse 150 km rrugë për në Vlorë i bën për një orë.

Si qenka kjo punë? Nuk është ky një shtet? Në gjithë botën demokracia është ta pranosh tjetrin të ndryshëm nga vetja.

Kjo do të thotë demokraci dhe nëqoftëse ne kemi luftuar të gjithë për demokraci, kemi luftuar për të kuptuar tjetrin se është i ndryshëm prej meje.

S`mund ta bëj unë të mendojë tjetri njësoj, se po e bëra të mendojë njësoj i kam vendosur kushte. Dhe po i vendosa kushte, kam kaluar në diktaturë".