Transmetuar më 28-04-2023, 16:18

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburaneteve. Duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të premteje, nafta do të shitet 174 lekë për litër.

Benzina me 177 lekë për litër ndërsa gazi 66 lekë për litër.

Në krahasim me mbledhjen e fundit, nafta është ulur me 3 lekë, benzina me 1 ndërsa gazi me 9 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.