Transmetuar më 03-05-2023, 09:07

Biznesmeni Gjergj Luca, përkrahës i dukshëm i qeverisë së kryesocialistit Edi Rama, ka dalë para publikut me një poster ku shfaqet logoja e opozitës së bashkuar për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 me ngjyrat e ndryshuara në renditje.

Në poster është pikërisht logoja që përdorin Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe një pjesë e sloganit të tyre.

Ndërsa opozita ka dalë me këtë logo dhe me sloganin "Bashkë Fitojmë", Luca ka shpalosur të njëjtën logo duke ndryshuar renditjen e blusë dhe të kuqes dhe me sloganin "Me punë Fitojmë".

Nuk dihet nëse kjo është një ironi apo goditje që Luca i bën opozitës duke dalë me këtë moto që përfshin logon opozitare.

Në Maliq, ku ai ka ngritur një tjetër strukturë biznesi të peshkut, Luca ishte të martën 2 maj me kryeministrin Edi Rama siç shihni videon e mëposhtme.