Transmetuar më 03-05-2023, 10:00

KOSOVË- Aktori Çun Lajçi ka prekur me dedikimin për të bijën për ditën e saj të lindjes, e cila u nda nga jeta 6 vite më parë. Vajza e ndjerë e aktorit Bubulina, është çdo ditë në mendjen e të atit dhe me poezin e fundit aktori prek me fjalët tekas tregon vetminë dhe kërkon praninë e të bijës në çdo vend.

Në postimin e tij në Facebook Çun Lajçi shkruan se në këto vite nuk kanë munguar vizitat në varrin e të bijës. Po ashtu thotë se nuk ka arritur t’i hedhë dot në letër këto rreshta për shkak të vetmisë që e gërryente prej mungesës dhe boshllëkut që i la humbja e vajzës.

Postimi i Çun Lajçit

Urime ditëlindja Bubulinë (02.05.1983) S’kam harrua më t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam, shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër, pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë, gurin tand n’Drelaj!

S’kam harrua më shkrua, por mujtë s’kam, se gërrye m’ka vetmia, tue kërkua hijën tande, rrugëve tua, rrugëve t’mia!

Vonua jam, por s’kam harrua sot ditëlindjen e ke që, po i ve shkronjat n’letër: – Unë pesë vite ma i plakun, Ti pesë vite ma e re! Bubulinë, urime ditëlindja.