Transmetuar më 05-05-2023, 13:37

AUSTRALI- Finalistja e Miss Universe Australia, Sienna Weir, ka vdekur në moshën 23-vjeçare. Familja e modeles nga Sydney ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë homazhe pas vdekjes së saj. E reja kishte pësuar një aksident të rëndë pasi u rrëzua nga kali.

“Ne e donim shumë njëri-tjetrin”, tha partneri i saj.

Miqtë dhe të afërmit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

“Qielli fitoi engjëllin më të bukur sot. Do të më mungojë gjithçka për ty Sienna, të dua."

"Me ka marre malli shume per ty".

"Pusho në paqe, engjëlli im."

Modelja kishte dy diploma, një në letërsi angleze dhe një në psikologji nga Universiteti i Sidneit.

Ëndrra e saj ishte të transferohej në Londër për të qenë me familjen e saj. Sienna ishte një nga 27 finalistët në konkursin Miss Universe Australia 2022.