Transmetuar më 10-05-2023, 17:45

TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimin e karburanteve në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara, vihet re një rritje e çmimit të naftës me pakicë.

Nga 169 lekë/litër, që ishte në vendimin e fundit, tashmë një litër ka shkuar në shifrën 173 lekë/litri.

Benzina është rritur me 1 lek, nga 172 lekë/litri, do shitet me 173 lekë/litri.

Kurse gazi është rritur me 1 lekë për litër, nga 62 lekë/litri , do të shitet 63 lekë/litri me pakicë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.