Transmetuar më 13-05-2023, 13:22

Podgoricë- Një alarm për bombë në Malin e Zi ka ngritur në këmbë policinë, ndërsa është krijuar kaos në aeroportin e Podgoricës dhe atë të Tivarit.

Ka qenë një telefonatë anonime ajo që ka bërë alarmuar autoritetet, të cilët kanë nisur nga puna për verifikimet e tyre. Shërbimet e aeroportit u kanë thënë pilotëve të avionit, të cilët duhet të uleshin në Golubovce dhe Tivat pas orës 9, të vazhdon të qarkullonin lart dhe të presin derisa policia të përfundojë kontrollin.

Rastet e alarmit për bombë janë të shpeshta, ku vitin e kaluar pati një sërë alarmesh false për bomba të vendosura në godina të institucioneve shtetërore, shkolla.