Transmetuar më 16-05-2023, 09:26

Pas numërimit të votave për kryetarë bashkie në pothuajse të gjitha bashkitë e vendit, prej mbrëmjes së djeshme ka nisur numërimi për këshilltarët bashkiakë.

Në rang drejtuesish Partia Socialiste ka marrë 53 mandate në total, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 mandate ndërkohë që Partia Demokratike zyrtare nuk mori asnjë mandat.

Ndonëse në garën për kryetarë bashkie dominojnë dy forcat kryesore politike, duket se këshillat bashkiakë nuk do të jenë në të njëjtat trende.

Në hartën e përditësuar, në disa këshilla bashkiakë shihet edhe një dominim i PSD.

Rezultatet për bashkitë

PS mori shumicën e bashkive, por si ndryshon shpërndarja e mandateve

Rezultatet për këshillat bashkiake