Transmetuar më 17-05-2023, 15:20

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Kusarth pranë Elbasanit, 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç. Viktima, motra e gruas së Tefik Tashit. I dyshuari 58-vjeçar u kap nga policia në Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, po ecte me vrap

Elbasan – Skena si nëpër filma ato që përjetuan banorë të Elbasanit sot pasdreke, kur një burrë masakroi deri në vdekje motrën e gruas dhe më pas shëtiste me sëpatën që i mori jetën derisa u kap nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Kusarth pranë Elbasanit, kur 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç, raporton noa.al.

Viktima, ishte motra e gruas së Tefik Tashit. Ajo humbi jetën në spital nga plagët fatale që mori prej burrit të motrës së saj.

I dyshuari 58-vjeçar u kap nga policia në Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, po ecte me vrap.

Dinamika e ngjarjes dhe arrestimit 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjeçarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Ata janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit Refik Tashit 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen Alma Qevani, 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pse ndodhi vrasja?

Sipas raportimeve të para, mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt, që ka degjeneruar më pas në vrasjen e gruas.

Dyshohet se sherri ka ardhur pasi e ndjera i ka është drejtuar kunatit të saj me fjalët ‘impotent’.